Site icon Telegrafi

Në stadiumin ku luhet ndeshja Turqia-Kosova, luan ish-ylli i Interit dhe Barcës (Foto)

Turqia do të takohet sot me përfaqësuesen e Kosovës në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018 në stadiumin Antalya Arena.

Ky i fundit është stadium multi-funksional i Turqisë. Ai shfrytëzohet kryesisht për ndeshjet e futbollit, përkatësisht prej skuadrës së superligës turke Antalyaspor.

Te kjo e fundit luan edhe ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, Samuel Eto’o, ku për 30 ndeshje ka shënuar 20 gola.

Lexo po ashtu Turqit bëjnë një gjë të jashtëzakonshme në stadium para ndeshjes me Kosovën (Foto)

Stadiumi, i cili u rindërtua vitin e kaluar, ka një kapacitet prej rreth 32,539 ulësesh dhe është i mbuluar tërësisht, transmeton Telegrafi.

Antalya Arena, ka një gjatës prej 105 metrash dhe gjerësi 68 metrash, ndërsa renovimi ka kushtuar 53 milionë dollarë.

Stadiumi ka panele diellore në çati, e cila gjeneron mesatarisht 7,200 kilovatë për orë në ditë, të cilat janë të mjaftueshme për të prodhuar energjisë elektrike për një muaj në vetëm një ditë. /Telegrafi/

Stadiumi para rindërtimit

 

Antalya Arena pas renovimit

 

  

Atmosfera e krijuar prej tifozëve turk në stadium
Samuel Eto’o për Antalyasporin në 30 ndeshje ka shënuar 20 gola
Exit mobile version