Policia në Argjentinë e kanë shpëtuar një femër të paemëruar, që i ishte bindur “Balenës së kaltër” dhe donte të bënte vetëvrasje.
Meqenëse nuk bindej të zbriste nga rrethoja e mbikalimit, një polic e ka kapur për dore 27-vjeçaren dhe e ka zbritur me dhunë, transmeton Telegrafi.
Gjatë marrjes në pyetje, viktima me shumë lëndime në trup ka rrëfyer se ishte në nivelin e fundit të lojës morbide dhe se i duhej ta kryente urdhrin.
Loja e rrezikshme deri më tani ka marrë jetën e shumë të rinjve që janë kryesisht të rinj deri në moshën 17-vjeçare.
Fakti që ajo është në moshë të pjekur ka bërë ekspertët të mendojnë se loja e tmerrshme ka shtrirje edhe më të gjerë se sa mendohej. /Telegrafi/