Telegrafi

Në stacionin e vjetër të zjarrfikësve të Ohio-s gjendet ‘kapsula kohore’ nga viti 1905

Një “kapsulë kohore” 118 vjet e vjetër është gjetur në një stacion të vjetër të zjarrfikësve në Ohio teksa kishin filluar që ta rrënonin atë.

Aty u gjetën disa distinktivë të zjarrfikësve dhe një letër në të cilën shkruheshin emrat e pjesëtarëve të ekipit.

Departamenti i Zjarrfikësve Marion tha se zjarrfikësit duke hequr gurin e themelit nga stacioni i vjetër përpara prishjes së tij zbuluan një kuti bakri, raporton UPI, përcjell Telegrafi.

Departamenti hapi “kapsulën e kohës” dhe zbuloi gjësende të ndryshme duke përfshirë distinktivët e zjarrit Marion të fillimit të shekullit, një listë për kompaninë e zjarrfikësve dhe lidershipin e qytetit nga viti 1905.

Aty gjithashtu u gjet edhe një gazetë Marion Daily News nga i njëjti vit dhe një libër nga Marion Steam Shovel Company.

“Çfarë gjetje e mahnitshme”, tha departamenti në një postim në Facebook.

“Këto sende do të mbahen në Shoqërinë Historike të Qarkut Marion deri sa të përfundojë ndërtimi Stacionit 1 dhe më pas do të vendosen në një vitrinë”, vazhdoi shkrimi në postim. /Telegrafi/