Telegrafi

Në Spitalin e Vushtrrisë 28 pacientë të hospitalizuar, 18 prej tyre të konfirmuar me COVID-19

Në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” vazhdojnë të trajtohen personat e dyshuar apo të konfirmuar me COVID – 19.

Në këtë Spital janë duke u trajtuar 28 pacientë, prej tyre të konfirmuar pozitiv janë 18, ndërsa 10 janë në pritje të rezultatit, eventualisht të testimit.

Po ashtu ka të infektuar edhe nga stafi mjekësor, infermierik, administrativ e teknik, ku në total janë 9 të infektuar.

Nga pacientët e konfirmuar me COVID-19, 4 janë të intubuar  dhe 18 pacientë në oksigjen.

Në këtë spital, kontrolle ambullantore kanë qenë 46. /Telegrafi/