Site icon Telegrafi

Në spitalin e Tetovës kanë mbetur shumë pak shtretër të lirë për pacientët me COVID-19

Kanë mbetur edhe vetëm dhjetë shtretër të lirë në Spitalin Klinik të Tetovës, për të prekurit nga virusi Korona. Në spital të shtruar janë kryesisht pacientë të moshës nga 40 deri 84 vjeçare, pothuajse të gjithë në oksigjeno terapi. Përgjegjësi i Qendrës Kovid në Tetovë Gëzim Nuredini, për “Alsat” theksoi se është bërë përforcimi i stafit mjekësor nga repartet e tjera.

“Ne tani kemi 35 pacientë të hospitalizuar që janë nga mosha 40 vjeçare deri në moshën 84 vjeçe. Që të gjithë kanë nevojë për oksigjen përveç një pacienti që është me faturim si pacientët e shëndoshë, dy pacientë janë në respirator ndërsa tjerët të gjithë janë në nevojë oksigjeni përveç një pacienti në moshë më të re. Shkaku i rritjes që tani patëm të numrit të pacientëve ne kemi bë një mini riorganizim sepse rritet numri i të prekurve dhe menjëherë kemi intervenuar me start ë ri” deklaroi Gëzim Nuredini, përgjegjës i Qendrës Kovid në Tetovë.

Me rritjen e numrit të të prekurve, është rritur edhe numri i personave që janë gjobitur për shkak të mos-respektimin të masave mbrojtëse, përkatësisht për mos-mbajtje të maskës.

“Vetëm për këto tre ditë kemi shqiptuar 150 masa ndaj personave që nuk e respektojnë këtë masë, pra Tetova pas Shkupit kryeson me 25 000 dënime ndaj personave që nuk kanë respektuar këtë masë”.

Një pjesë e qytetarëve ndërkohë akuzojnë Qeverinë për masa joefikase mbrojtëse.

“Ka dy arsye pse rriten numrat, e para se jemi pak neglizhent nuk e marrim seriozisht virusin edhe pse ekziston dhe është i rrezikshëm. Dhe e dyta mbase edhe masat që ka marrë Qeveria, ja po na vonojnë edhe vaksinat jemi të fundit në rajon, pra ka shumë faktor”.

Një popullata që duhet të kujdeset sepse nuk ka kujdes sa duhet shikoni nëpër lokale nëpër parqe, pra vetëdija te masa është tejet e ulët dhe më e keqja se edhe nuk e besojnë. Do preferoja ora policore të paktën prej ora 19 të fillojë apo deri në ora 20 sepse ajo është periudha kur ka lëvizshmëri më shumë”.

Që nga fillimi i pandemisë, në Tetovë dhe pesë komunat për rreth, janë regjistruar mbi 6 mijë të infektuar./Alsat/

Exit mobile version