Site icon Telegrafi

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 41 të helmuar nga Malisheva

Nënkryetari i komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, dhe drejtori i Shëndetësisë, Hajdin Berisha, kanë vizituar pacitentët e helmuar nga ky qytet, të cilët po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.

Sipas mjekut përgjegjës në Klinikën Infektive, Dr. Beram Karanezi, gjendja e pacientëve nga Malisheva është stabile.
Sipas të dhënave, aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 41 pacientë nga Malisheva.
Nënkryetari Krasniqi dhe drejtori Berisha, i kanë falënderuar mjekët dhe personelin e spitalit për gjithçka kanë bërë për trajtimin e pacientëve nga Malisheva dhe më pas i kanë vizituar pacientët e shtrirë në klinikat e këtij spitali.
Ka arritur në 158 raste numri i personave të helmuar, por situata është nën kontrolë dhe po monitorohet në vazhdimësi nga organet kompetente./Telegrafi/
Exit mobile version