Telegrafi

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 67 pacientë me COVID-19, nëntë janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 67 pacientë me COVID-19, prej tyre 47 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta nëntë pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe dy të tjerë janë në respirator (CPAP).

Sipas njoftimit, tre pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19.

“Aktualisht 67 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 47 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta nëntë pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe dy pacientë janë në respirator (CPAP)”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 195 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, dhe nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Pesë lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, katër lindje janë kryer në mënyrë normale dhe një me prerje cezariane. Janë lindur pesë foshnje, katër të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. 262 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,020 analiza, ndërsa janë kryer pesë operacione”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/