Site icon Telegrafi

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 67 pacientë me COVID-19, 11 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 67 pacientë me COVID-19.

Sipas një njoftimi, sa i përket gjendjes së pacientëve tre pacientë janë në respirator (CPAP), 51 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa katër pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 256 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 39 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“6 lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 lindje normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore. 337 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,549 analiza, ndërsa janë kryer 13 operacione”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version