Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht janë duke u trajtuar 67 pacientë me COVID-19.
Sipas një njoftimi, sa i përket gjendjes së pacientëve tre pacientë janë në respirator (CPAP), 47 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 5 pacientë janë shëruar.
Siç thuhet në njoftim, 11 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërsa 287 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 4,356 analiza.
“236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈ gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 7 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 5 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/