Site icon Telegrafi

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 65 pacientë me COVID-19, 12 janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, 65 pacientë  janë duke u trajtuar aktualisht me COVID-19.

Sipas një njoftimi , sa i përket gjendjes së pacientëve 52 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa dy pacientë janë shëruar.

Siç thuhet në njoftim, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 206 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, pacientë dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Tri lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme dhe kanë lindur tri foshnje  të gjinisë mashkullore. 275 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4.411 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version