Telegrafi

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 61 pacientë me coronavirus, 14 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 61 pacientë prej të cilëve 14 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga ky spital.

“61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 46 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“8 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 8 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore. 245 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3517 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/