Site icon Telegrafi

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 60 pacientë me COVID-19, 15 prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, nga 60 pacientët të cilët po trajtohen në këtë spital, 15 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se dy pacientë janë në respirator dhe 41 janë në oksigjeno-terapi.

Siç thuhet tutje në postim të infektuar me COVID-19 janë dy mjek, 4 infermierë dhe tre punëtor të shërbimit teknik.

“Dy Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 60 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve,  dy janë në respirator, 41 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar dy mjek, katër Infermierë dhe tre punëtor shërbimeve teknike”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈.

“20 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Tre lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, tre me prerje cezariane. Kanë lindur tre foshnje të tria të gjinisë femërore. 207 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë̈ 3,277 analiza, ndërsa janë kryer katër Operacione. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 114 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 79 rëntgen, 23 EHO dhe 11 CT-ja”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version