Spitali i Pejës ka bërë të ditur se aktualisht po trajtohen 55 pacientë me COVID-19, prej tyre 38 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa 13 në gjendje më të rëndë.
Në njoftim bëhet e ditur se nga personeli i spitalit pesë mjekë, 15 infermierë dhe 5 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19.
Në këtë spital 7 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit. 5 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Janë lindur 7 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
196 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,567 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 104 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 77 Rëntgen, 19 EHO dhe 8 CT-ja. /Telegrafi/