Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 40 pacientë të infektuar me coronavirus prej të cilëve 8 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Përmes një njoftimi ky spital ka bërë të ditur se janë 29 pacientë me COVID-19 të cilët po trajtohen më oksigjenterapi.
Po ashtu, në këtë spital benda 24 orëve 315 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4054 analiza.
“4 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 7 dhe kanë lindur 7 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 229 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 77 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 39 Rëntgen, 27 EHO dhe 11 CT-ja”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/