Site icon Telegrafi

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 126 pacientë me COVID-19, prej tyre 16 në gjendje të rëndë

Foto: Ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë duke u trajtuar 126 pacientë me COVID-19, prej tyre 102 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 16 janë në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë janë shëruar nga COVID-19.

“Aktualisht po trajtohen 126 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 102 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 3 pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve janë kryer pesë operacione, ndërsa janë lindur katër foshnje, tre të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.

“260 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3544 analiza.  Pesë operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Janë lindur katër foshnje, tre të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.  237 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 145 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 98 Rëntgen, 34 EHO dhe 13 CT-ja”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version