Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 133 pacientë, prej tyre katër pacientë janë në respirator, 93 janë në oksigjeno terapi, ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Në njoftim thuhet se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 152 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“133 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 93 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 152 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në njoftim thuhet po ashtu se gjatë 24 orëshit të fundit është kryer vetëm një lindje.
“Një lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dhe foshnja e porsalindur është i gjinisë mashkullore. 265 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,511 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione. 137 shërbime radiologjike janë kryer dje dhe atë: 133 Rëntgen, 14 EHO dhe 10 CT-ja”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/