Ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve me coronavirus në Kosovë. Vetëm dje u shënuan 284 raste të reja.
E me këtë rritje është rritur edhe numri i pacientëve të hospitalizuar në QKUK por edhe në spitalet tjera.
Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 28 pacientë me COVID-19.
Sipas njoftimit nga ky spital, 21 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Një pacientë është shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. /Telegrafi/