Site icon Telegrafi

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 82 pacientë me coronavirus – 13 prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 82 pacientë me coronavirus.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), 64 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 674 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 74 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se gjatë vikendit kanë qenë 14 lindje, 9 normale dhe 5 me prerje cezariane.

“Kanë lindur 14 foshnje dhe sa i përket gjinisë 9 foshnje të porsa lindura janë të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore”, vijon njoftimi.

Po ashtu, 549 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,728 analiza, ndërsa janë kryer 8 operacione. /Telegrafi/

Exit mobile version