Telegrafi

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 40 pacientë me COVID-19, nga virusi infektohen edhe disa mjekë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 40 pacientë me COVID-19, kurse nga virusi janë prekur 3 mjekë specialist, 1 bio inxhiner dhe në pritje të rezultateve janë edhe shtatë pjesëtarë të personelit.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë bën të ditur se 4 pacientë janë me oksigjenoterapi ndërsa 36 pacientët tjerë janë në gjendje stabile, transmeton Telegrafi.

“Aktualisht po trajtohen 40 pacientë dhe nga këta 39 pacientë janë të konfirmuar përmes testit me Covid-19 ndërsa 1 pacientë është në pritje të rezultatit të testit. 4 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa që pacientët e tjerë kanë gjendje stabile. Për shkak se në Repartin Infektiv nuk ka më kapacitet për pranim të pacientëve një pjesë e pacientëve janë shtruar në Spitalin e Mushkërive”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim bëhet e ditur se Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka ndërmarr masa organizative të transferimit të infermierëve nga Repartet tjera në Repartin e Infektives në mënyrë që shërbimet shëndetësore të ofrohen sa më mirë.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri më tani në Kosovë më coronavirus janë infektuar 4 mijë e 307 persona, 2 mijë e 118 janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese. /Telegrafi/