Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 83 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 79 pacientë janë në oksigjeno-terapi, nga këta 17 pacientë në gjendje më të rëndë.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se në 24 orët e fundit nga COVID-19 janë shëruar 2 pacientë.
Në Spitalin e Pejës janë kryer 6 operacione gjatë 24 orëve të fundit. Numri i lindjeve ka qenë pesë dhe janë lindur pesë foshnje, dy të gjinisë mashkullore dhe tre të gjinisë femërore.
201 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, dhe nga këta 29 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
241 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3336 analiza. 57 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 27 Rëntgen, 19 EHO dhe 11 CT-ja. /Telegrafi/