Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 59 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 17 janë në gjendje më të rëndë.
Në njoftim bëhet e ditur se pesë pacientë janë shëruar nga coronavirusi në 24 orët e fundit.
“Aktualisht po trajtohen 59 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacient është në respirator, 42 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë”.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 165 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, ndërsa 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejmë.
Në këtë spital 6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit, 3 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane.
191 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,976 analiza, ndërsa janë kryer 8 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 140 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 104 Rëntgen, 21 EHO dhe 15 CT-ja. /Telegrafi/