Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 59 pacientë me COVID-19. 35 pacientë janë në oksigjeno-terapi, 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit, 6 mjekë, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me COVID-19.
Ndryshe, gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 181 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta, 31 pacientë janë shtirë për trajtim të mëtejmë.
Janë kryer 4 operacione, ndërsa 193 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 1,902 analiza. /Telegrafi/