Spitali i Pejës është duke u përballur me numër të madh të pacientëve të infektuar me COVID-19, prej të cilëve 49 janë në gjendje të rëndë.
Sipas njoftimit në Spitalin e Pejës, aty janë të shtrirë 214 pacientë.
Nga ky spital kanë bërë thirrje që qytetarët të mbrojnë veten duke u vaksinuar.
Njoftimi i plotë:
Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19 më datë 7.09.2021:
✓214 pacientë janë të shtrirë;
✓181 pacientë janë në Oksigjenoterapi;
✓ 9 pacientë janë në CPAP;
✓ 49 pacientë ne gjendje të rëndë;
✓19 pacientë të pranuar
✓16 pacientë i shëruar.
Mbroje vetën vaksinohu. /Telegrafi/