Në Spitalin e Pejës po trajtohen 37 pacientë me coronavirus, prej tyre 23 janë në oksigjenoterapi dhe tre në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Janë lindur 5 foshnje, 3 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,397 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.
141 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 93 Rëntgena, 28 EHO dhe 21 CT-ja. /Telegrafi/