Në Spitalin e Pejës gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nëntë pacientë që kanë qenë të prekur me coronavirus.
Në këtë spital aktualisht janë duke u trajtuar 127 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator, 87 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 24 janë në gjendje të rëndë.
Nga personeli i Spitalit aktualisht të Infektuar me COVID-19 janë 32 Persona dhe atë: 9 Mjek, 12 Infermierë dhe 11 nga Shërbimet Administrative dhe Teknike. /Telegrafi/