Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 141 pacientë me COVID-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve, tre pacientë janë në respirator (CPAP), 108 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa dy pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë vikendit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 641 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 61 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Tetë lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pesë normale dhe tri me prerje cezariane. Janë lindur nëntë foshnje ngase një lindje ka qenë binjake, ndërsa, sa i përket gjinisë katër foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.
586 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 6,274 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione. /Telegrafi/