Telegrafi

Në Spitalin e Pejës 12 pacientë me COVID-19, prej tyre 1 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 12 pacientë me COVID-19. Gjashtë pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga ta, një është në gjendje të rëndë.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 604 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, ndërkaq 60 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

12 lindje kanë qenë gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 8 normale dhe 4 me prerje cezariane. Janë lindur 12 foshnje, 7 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

440 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,706 analiza, ndërsa janë kryer 10 Operacione.

Gjatë vikendit të fundit janë kryer 304 shërbime Radiologjike dhe atë 194 Rëntgen, 90 Eho dhe 20 Ct-ja. /Telegrafi/