Site icon Telegrafi

Në Spitalin e Pejës 10 pacientë me COVID-19, katër në oksigjeno-terapi

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 10 pacientë me COVID-19, ndërsa nga këta katër janë në oksigjeno-terapi.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 176 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 12 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 115 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 75 Rëntgena, 33 EHO dhe 7 CT-ja.

192 pacientë kanë kryer analiza gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Në total këta pacient kanë bërë 2,664 analiza.

Gjatë 24 orëve në këtë spital kanë qenë tri lindje. 2 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version