Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot vizitoi spitalin e Kumanovës për të kontrolluar punën dhe kapacitetet në këtë spital. Në mbledhje me menaxhmentin ai vërtetoi se spitali po punon pa pengesa dhe se organizimi i punës është i mirë.
Pas 18 të infektuarve me Covid-19 është bërë riorganizimi i punës dhe tani spitali punon pa pengesa. Prej disa ditës erdhën dy mjek nga Shtipi dhe nga Shkupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në spitalin e Kumanovës momentalisht ka 700 të punësuar dhe krahas 18 të infektuarave nuk ka personel tjetër që ndodhet në izolim.
Drejtoresha e spitalit e njoftoi ministrin se ka mjaftueshëm pajisje./Telegrafi/