Telegrafi

Në Spitalin e Gjilanit vdesin tre pacientë nga coronavirusi

Në Spitalin e Gjilanit në 24-orët e fundit kanë humbur jetën tre pacientë nga COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, drejtori i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli.

“Fatkeqësisht betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve e kanë humbur tre persona. Dy dje dhe një tjetër sot në mëngjes. Janë dy 69-vjeçar dhe një 62-vjeçar. Dy janë nga Kamenica dhe një nga Vitia”, tha ai.

Ndryshe, në vendin tonë është rritur sërish numri i rasteve të reja pozitive me COVID-19 dhe numri i viktimave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë njoftoi ditën e hënë se brenda 24-orëve të fundit janë konfirmuar 827 raste të reja. /Telegrafi/