Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës aktualisht janë hospitalizuar 105 pacientë me COVID-19, ndër ta 89 janë raste të konfirmuara.
Sipas një njoftimi për media thuhet se 8 persona kanë rezultuar negativ, 8 të tjera të pakonfirmuar, 55 pacientë me oksigjeno-terapi dhe dy pacientë në CPAP maskë.
“Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 26 Mars 2021, ora 8.00 është: 105 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID, 89 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv, 8 pacientë të konfirmuar Negativ, 8 pacientë të pakonfirmuar, 55 pacientë me oksigjeno terapi, 2 pacient në CPAP maskë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, prej stafit të Spitalit COVID pozitiv janë tetë persona: tre mjek, katër infermierë dhe dy staf administrativ. /Telegrafi/