Telegrafi

Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 19 pacientë me COVID-19

Me rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19, në Republikën e Kosovës, edhe spitalet regjionale kanë nisur trajtimin e personave të infektuar, nëpër komunat nga vijnë.

Trajtimin e pacientëve të infektuar me coronavirus, po e bëjnë edhe në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku për momentin janë duke u trajtuar 19 pacientë me COVID-19.

Ndër këta 19 të infektuar, Spitali ka njoftuar se 5 janë duke u trajtuar edge me ogsigjen herë pas here.

Në njoftim po ashtu thuhet, se të hospitalizuar në reparin e infektivës, janë 21 pacientë, për dy prej të cilëve ende po presin rezultatin.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë po trajtohen 19 pacientë me Covid-19 POZITIV,. sipas raportit 24 orësh nga Reparti Infektives janë të hospitalizuar 21 pacientë, janë 19 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv, nga këta 5 pacientë janë me oksigjen kohë pas kohe, në pritje të rezultati të testit 2 pacientë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe është bërë thirrje edhe për kujdes, duke reomanduar që të barten maskat, pasi ato janë obligative, të vazhdohet mbajtja e distancës fizike dhe larja e duarve disa herë në ditë nga 20-30 sekonda. /Telegrafi/