Site icon Telegrafi

Në Spitalin e Gjakovës janë të shtrirë 33 pacientë me coronavirus, 11 prej tyre po trajtohen me oksigjen

Gjithsej 67 pacientë janë të hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, prej të cilëve 33 janë me coronavirus.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate, ku thuhet po ashtu se janë edhe 34 pacientë të cilët po presin rezultatet e testit për COVID-19.

Sipas njoftimit, 11 pacientë me COVID-19, janë duke u trajtuar me oksigjen.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë date 14.07.2020 po trajtohen 33 pacientë me Covid-19 POZITIV, sipas raportit 24 orësh nga ekipa kujdestare janë të hospitalizuar 67 pacientë, janë 33 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv, në pritje të rezultati të testit janë 34 pacientë, 11 pacientë janë me oksigjen”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version