Telegrafi

Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 54 pacientë për coronavirus, 31 janë me oksigjeno-terapi

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë aktualisht janë duke u trajtuar 54 pacientë për COVID-19.

Sipas njoftimit, 35 pacientë janë të konfirmuar për coronavirus, kurse 8 janë në pritje të rezultateve, transmeton Telegrafi.

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë njofton se 31 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 2 pacientë në CPAP maskë.

Po ashtu, pozitiv me COVID-19 janë 6 mjekë, 14 infermierë dhe 2 staf mbështetës.

Spitali në Gjakovë kërkon nga qytetarët të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm./Telegrafi/