Site icon Telegrafi

Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 53 pacientë me coronavirus

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka njoftuar se aktualisht janë duke u trajtuar 53 pacientë me coronavirus, 9 prej tyre janë të konfirmuar me virus ndërkaq 44 pacientë janë në pritje të rezultateve.

Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës 17 pacientë janë me oksigjen, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, në Kosovë numri i personave të infektuar me COVID-19 ka arritur në 6 mijë e 286 raste, prej tyre 3 mijë e 369 janë shëruar kurse janë regjistruar 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bën të ditur se aktualisht raste aktive janë 2 mijë e 762.

IKSHPK kërkon nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19, pasi që virusi është ende aktiv./Telegrafi/

Exit mobile version