Në Spitalin e Gjakovës të konfirmuar me COVID-19 janë 25 pacientë.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se nga 33 pacientë të hospitalizuar, 25 janë të konfirmuar COVID-19, dy pacientë do të testohen, gjashtë janë në pritje të rezultateve.
Sipas njoftimit, 25 pacientë me oksigjeno terapi dhe një pacient është në CPAP maskë.
“Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/