Telegrafi

Në Spitalin e Gjakovës 13 infermiere dhe një mjek pozitiv në COVID-19 

Në Spitalin e Gjakovës 49 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID-19, ndërsa prej tyre 27 janë të konfirmuar pozitiv.

Spitali i Gjakovës njoftoi se 9 pacientë janë në pritje të rezultateve, ndërsa 11 presin të testohen.

Po ashtu njoftohet se 25 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 3 pacientë janë me CPAP mask.

Pozitiv në COVID janë edhe një mjek, 13 infermiere dhe një nga stafi tjetër. /Telegrafi/