Telegrafi

Në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup do të shtrihen personat me coronaviurs

Një pjesë e spitalit “8 Shtatori” bëhet qendër për të trajtuar njerëzit që kanë coronavirus ose që dyshohen se janë të infektuar me coronavirus dhe kanë nevojë për ndërhyrje tjetër, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Duke pasur parasysh që një lloj tjetër i ndërhyrjes mjekësore po kryhet tek pacientët e dyshuar ose kanë coronavirus, dhe për të ruajtur lehtësira të tjera, ne kemi bërë një plan trajtimi edhe në spitalin ‘8 Shtatori”. Atje bëmë një vizitë me një komision special. U konfirmua rruga e lëvizjes së të sëmurëve, pjesët për izolim, ambulancat e pranimit, salla e veçantë operative, salla e angiografisë, dhoma për eko dhe reparti i veçantë prej 22 shtretër dhe dy respiratorë. Duke e bërë këtë, ne po sigurojmë që të gjithë pacientët e diagnostikuar ose dyshuar që kanë coronavirus që kanë nevojë për ndërhyrje, dërgohen në “8 Shtator” në mënyrë që të mos shëtisin nëpër spitale të tjera”, tha Filipçe.

Ministri theksoi se këto janë pika të veçanta brenda Qendrës Shëndetësore, por do të ofrojë më shumë informacion brenda dy ditëve të ardhshme./Telegrafi/