Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 89 pacientë janë të shtrirë për trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme në Kosovë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive në QKUK, 27 pacientë
Mjekimi Intensiv Qendror, 3 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje
Spitali i Gjakovës, 11 pacientë
Spitali i Pejës, 14 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të enjten se dy persona kanë vdekur si pasojë e coronavirusit.
Po ashtu regjistruar 1,187 raste pozitive në 24 orët e fundit, pas testimit të 3,964 mostrave.
Kjo nënkupton se 40.43 për qind e rasteve kanë dalë pozitive.
Numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë ka arritur në shifrën 10,639.
Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi. /Telegrafi/