Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka raportuar sot se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i ulët i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë gjatë disa muajve të fundit me vetëm 40 raste. Por, ulje ka shënuar edhe numri i pacientëve që po trajtohen nga Covid-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Sipas raporteve nga klinikat COVID në QKUK dhe shtat spitalet e përgjithshme në Kosovë, në trajtim janë vetëm 291 pacientë.
“Prej tyre, 184 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 17 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 217 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK, transmeton Telegrafi.
Në QKUK janë të shtrirë 152 pacientë, 8 prej tyre në gjendje të rënduar, kurse 93 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë. Ndërsa 127 pacientë janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 59 pacientë
Klinika Infektive II (mjekësia sportive), 16 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 66 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 7 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 139 pacientë, prej tyre 9 në gjendje të rënduar, 91 të konfirmuar pozitive dhe 90 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 33 pacientë
Spitali i Gjakovës, 21 pacientë
Spitali i Pejës, 34 pacientë
Spitali i Gjilanit, 25 pacientë
Spitali i Ferizajt, 8 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe tri viktima nga COVID-19.
Rastet e vdekjes janë nga Prizreni, Skenderaj dhe Suhareka.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 40 raste të reja me coronavirus pas testimit të 2.135 mostrave.
Shifra prej 40 i bie që 1.8 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.
Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 358 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.165.
Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,843, i viktimave në 2,223 dhe i të shëruarve në 99,455. /Telegrafi/