Telegrafi

Në spital për shkak të seksit me ulëse të parkut

Xiang, në raportin e policisë i përshkruar si "i vetmuar dhe i shqetësuar", ka ngujuar penisin e tij në njërën nga vrimat e ulëses së drurit së parkut, derisa në mbrojtje të tij ka thënë se ka menduar që do të jetë kënaqësi “ta bëj atë” me ulësen.

Përpjekjet policore për të liruar Xiangun nga ‘përqafimi’ i ulëses kanë përfunduar ashtu që atë së bashku me Xiangun është dashur t’i transferojnë në spitalin e qytetit.

Operacioni ka zgjatur me orë të tëra, derisa doktorët disa herë kanë pasur frikë se këtij njeriu të çuditshëm do të duhet t’i amputojnë penisin, por pas çmontimit të ulëses njeriu është liruar së bashku me organin e tij mashkullor.