Numri i të vdekurve dhe rasteve të reja me COVID-19 në Spanjë është rritur dukshëm në katër ditët e fundit, madje po konsiderohen si ditët më të vështira për këtë vend që kur ka shpërthyer epidemia raporton Bloomberg.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 6.180 raste të reja me infeksion, duke shkuar kështu numri i përgjithshëm në 146.690, ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë në Spanjë, transmeton Telegrafi.
Edhe numri i të vdekurve në 24 orët e fundit ka shkuar në 757, derisa numri i përgjithshëm në 14.555.
Si rezultat i kësaj, kryeministri i vendit Pedro Sanchez do t’i drejtohet deputetëve në parlament duke kërkuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 25 prill, me shpresën se deri atëherë do të arrijnë ta futin nën kontroll situatën. /Telegrafi/