Site icon Telegrafi

Në Spanjë hapet hoteli i punuar me 12 tonelata bërllok

Në ndërtimin e hotelit Beach Garbage janë shfrytëzuar 12 tonë bërllok të cilin baticat e hodhën në brigjet e plazheve evropiane, si dhe bërlloku nga vendi i hedhjes së mbeturinave.

Hotelin me pesë dhoma e projektoi dhe ndërtoi artisti gjerman Ha Schult. Ai shpreson se me projektin e tij do të tërheqë vërejtjen njerëzve për sasinë e mbeturinave që shkakton turizmi masiv.

“E kam punuar hotelin Beach Garbage pasi oqeanet tona vërtetë janë vendet më të mëdha për hedhjen e bërllokut”, tha Schult për AFP-në.

Ai tha se deri në 40 për qind të bërllokut të shfrytëzuar për ndërtimin e hotelit, i cili gjendet në pjesën e qytetit ku mbahet panairi ndërkombëtar i turizmit, i ka mbledhur nëpër plazhet e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës. Hotel Beach Garbage do të hapet më 23 janar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version