Site icon Telegrafi

Në Spanjë, gomat e veturave shpohen në kabinat e pagesës dhe më pas grabiten

Hajnat duket se kanë shpikur një metodë të re për të grabitur drejtuesit e veturave.

Një regjistrim i pazakontë na vjen nga Spanja. Një video e publikuar nga policia spanjolle tregon mbërritjen e fuoristradës Porsche në kabinat e pagesës. Dhe ndërsa shoferi është i fokusuar në pagesën e tarifës, një kriminel del nga automjeti pas dhe shpon në mënyrë të fshehtë gomën e Porsche.

Qëllimi është i qartë, që është të çaktivizohet në mënyrë të padukshme mjeti dhe të detyrohet shoferi të ndalojë në anë të rrugës.

Në atë moment shfaqen hajdutë të cilët shfrytëzojnë rastin për të grabitur shoferin, raporton Nacio Digital.

Policia katalanase nuk tha se sa të zakonshme janë raste të tilla, por tashmë janë shfaqur disa video. Gjithashtu, një skenar i ngjashëm është vërejtur edhe në parkingje.

Le të shpresojmë që këtë lloj praktike të mos e marrin përsipër hajdutët e zonës sonë. Në çdo rast, kujdesi nuk është kurrë i mjaftueshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version