Telegrafi

Në Spanjë arrestohen dy imamë, përkrahës të ISIS-it

Policia spanjolle në Ibiza ka arrestuar dy imamë marokenë si të dyshuar se publikisht nëpërmes rrjeteve sociale kanë përkrahur ISIS-in bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Spanjës.

Dy të arrestuarit, njëri 31 dhe 35 vjeç që nga viti 2012 kanë mbështet ISIS-in dhe që nga ajo kohë në rrjete sociale kanë publikuar material ekstremist.

Reuters transmeton se Policia spanjolle këtë vit ka arrestuar 49 njerëz për shkak të lidhjes me ekstremistët islamikë.