Telegrafi

Në Snapchat kishte shkruar se është e gatshme të del në takim me një burrë misterioz, disa ditë më vonë është gjetur e vdekur (Foto/Video)

Sydney Loofe 24-vjeçe nga Nebraska e SHBA-ve, po bëhej gatim për një takim romantik me një mashkull të cilin e kishte njoftuar përmes aplikacionit Tinder.

Ajo kishte shkruar në Snapchat se është e gatshme për takim, por vetëm disa orë më vonë është zhdukur pa asnjë gjurmë, transmeton Telegrafi.

Dhe pas tri javëve kërkime intensive, prindërit e saj kanë konfirmuar lajmin se trupi i saj i pajetë është gjetur, por policia deri më tani nuk ka kurrfarë detaje tjera.

Besohet se Sidney ishte nisur për tu takuar me një mashkull të panjohur një natë para se të zhdukej, ndërkaq miqtë e saj thonë se zhdukja ishte shumë e dyshimtë dhe frikësohen se bëhej fjalë për rrëmbim.

Në këtë rast është përfshirë edhe FBI-ja, kurse policia është vënë pas dy personave që mund të dinë diçka rreth vdekjes së Sidney. Bëhet fjalë për Baily Booswell 23-vjeçe dhe miku i tij i dhomës Obrey Trail 51-vjeçe.

Booswell ka pranuar se kishte qenë më Sidney disa orë para se të raportohej në polici si e zhdukur, por deri më tani nuk është ngritur padi kundër saj. /Telegrafi/