Telegrafi

​Në Slloveni 43 të vdekur nga COVID-19

Në Slloveni, 2013 raste të reja të coronavirusit u konfirmuan në 24 orët e fundit pasi ishin kryer 6.813 teste dhe 43 persona me COVID-19 vdiqën, njoftoi sot Qeveria sllovene.

Pjesa e testeve pozitive është 29.55 për qind, më shumë se një ditë më parë kur ishte 26.06 për qind dhe kur u regjistrua një rekord i zi me 45 vdekje në një ditë.

Aktualisht janë 1.280 pacientë në spitale, që është pesë më shumë se dje, nga të cilët 209 janë të sëmurë rëndë në kujdes intensiv, tha zëdhënësi i qeverisë për COVID-19 Jelko Kacin në një konferencë për shtyp.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara që nga fillimi i epidemisë është rritur në 58.945, dhe numri i vdekjeve nga efektet e COVID-19 në 911.

Kryeministri Janez Jansa tha për Planet-TV se disa nga masat e rrepta kufizuese ka të ngjarë të jenë në fuqi deri në fund të këtij viti, kur mund të ketë një lehtësim gradual, në varësi të gjendjes epidemiologjike. /kp/