Site icon Telegrafi

Në Sllovaki gjendet kufoma e kosovares së zhdukur?

Një krahasim i ADN-së së kufomës së djegur ka sjellë në përfundimin se bëhet fjalë për 28-vjeçare nga Kosova Flora S., nënë e dy fëmijëve të vegjël, me qëndrim në Vjenë.

Siç njoftuan mediat austriake Österreich dhe Heute, edhe para se të bëheshin analizat e ADN-së, me gjetjen e kufomës së djegur në Bratislavë të Sllovakisë, ishin ngritur dyshimet se bëhej fjalë për viktimën nga Kosova, transmetoi Albinfo.

Ndërkohë, krahasimi është bërë me ADN-së e nënës së viktimës, dhe sipas policisë, ADN-ja e saj dëshmon një shkallë të lartë ngjashmërie me atë të gruas së vrarë.

Zhdukja më 16 tetor të vitit të kaluar e Flora S., e cila punonte kameriere në Vjenë, kishte qenë që në fillim mjaft misterioze.

Sipas Österreich, ajo kishte pasur nevojë për të holla. Për këtë arsye Flora S. kishte aranzhuar një martesë fiktive me dikë në Kosovë.

Policia austriake e vë vrasjen në lidhje me këtë martesë fiktive sepse, sipas saj, “dhëndri” që kishte paguar për kurorën nuk mundte të udhëtonte në Austri, prandaj i kërkonte paratë e veta nga tashmë viktima. /Telegrafi/
 

Exit mobile version