Është publikuar në rrjetet sociale, një fotografi që tregon se si kanë vepruar në Skrapar të Shqipërisë, për të nxehur një veturë të bllokuar nga i ftohti që po mbretëron këto ditë.
Para pjesës së përparme të makinës Toyota, është ndezur një sasi kashte në mënyrë që të bëhet më nxehtë dhe të lirohet qarkullimi në motor, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, kjo formë nuk po konsiderohet adekuate, meqë shoferët duhet të vënë antifriz dhe të mos lejohet kjo situatë.
Sipas komenteve që janë bërë, tërë faji për bllokimin e veturave sikur në këtë rast, bie mbi cilësinë e dobët të derivateve. /Telegrafi/