Telegrafi

Në Skoci e Irlandë, Dugolli përuron dy zyre për Investime në Kosovë

Gjatë kësaj vizite, si ka bërë të ditur Zyra për informim e MTI-së, Dugolli do të përurojë Zyrën për Investime të Huaja në Kosovë, në Glasgou dhe atë në Dublin.

Qëllimi i punës së këtyre zyrave, të cilat deri më tani janë hapur në shumë qendra të rëndësishme të Evropës dhe të SHBA-së, është nxitja e investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë, me qëllim të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe të vendosjes së bashkëpunimit të ndërsjellë midis Kosovës dhe vendeve të tjera të botës.

Këto zyra janë konsullata të para ndërkombëtare të Kosovës dhe hapja e tyre do të vazhdojë në të ardhmen edhe në shumë vende të botës.